Propaganda qeveritare me komente pozitive pro dialogut të kryeministrit me studentët, në rrjetet sociale vijon të jetë tepër aktive.
Duket se grupet e ‘Social Media’ që punojnë për propagandën e qeverisë po nxitin anëtarët e FRESSH të komentojnë në rrjetet sociale në mbështetje të qëndrimeve të kryeministrit Rama në emisionin “Opinion” ku është live kryeministri.
Mesazhet janë bërë në një grup në “Whats’app”, ku nxiten anëtarët të komentojnë pro dialogut, ndërkohë që dikush shton se po mundohet po ka shumë komente negative.