Kryeministri Rama në disa intervale të emisionit ‘Top Show’ shfaqi here pas here sjellje të çuditshme, si: lëvizja e pakuptimte e duarve, ulja dhe ngritja në këmbë apo edhe lëvizë të pakontrolluara të mimikës se fytyres.
Këto detaje nuk kaluan pa u vënë re nga ish zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka, i cili thekson se Rama vuan nga çrregullime psikopatike, ndersa shton se e ka zënë frika nga protestat e studentëve.
“Rinia vazhdoni protestoni! Politikën me çrregullime “psikopatie” e ka zënë frika, nuk di ç’bën sepse ju sot jeni sovrani! Politika e çrregullimit psikopatik ju manipulon, ju keqtrajton, ju denigron! Bravo djalit, edhe pse i frikësuar e ndjeu dhimbjen nga denigrimi në rrjetet sociale prej politikës dhe foli hapur! Ne duhet ta shohim njëri tjetrin miq, dhe mundësi- sepse të gjithë keni potenciale! Jeni shpresa, jeni më të mirët!”, përfundoi Muka.