Studentët protestues përpara ministrisë së Arsimit dhe kryeministrisë janë të vendosur për të qëndruar gjatë natës aty. Temperaturat e ulëta po i sfidojnë duke përdorur batanie, por disa kanë ndezur edhe zjarr.
Ata shprehen se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre që i kanë bërë të ditura tetë ditë më parë.
Ndërkohë, ditën e nesërme, reagimi i tyre do të përqëndrohet përpara Parlamentit. Në rrjetet sociale qarkullon një lajmërim që fton studentët të fillojnë protestën në orën 9.
Për kërkesat e tyre pritet që të diskutohet edhe në seancë plenare pasi sot Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar dy amendamente, sipas së cilës mund të zgjidhen problemet e tyre.