Protesta jo vetëm në Tiranë, por edhe në disa rrethe. Që prej tre ditësh, pas protestave të studentëve në Tiranë, qytete të tjera i janë bashkuar nismës së tyre, ndërsa kërkojnë uljen e taksave.
Pas banorëve të Fushë-Krujës, në protestë janë ngritur edhe banorët e Shkodrës si dhe të Lushnjës, të cilët në shenjë kundërshtie bllokuan sot rrugën.
Banorët e Fushë-Krujës bllokuan rrugën Milot-Tiranë ndërsa në shenjë proteste kërkojnë uljen e çmimit të karburantit. Ata thanë se do t’i bashkohen protestës së studentëve në Tiranë.
SHKODËR
Banorët e Shkodrës në ditën e tretë të protestës kanë bllokuar të gjitha rrugët hyrëse në qytet, ndërsa protestojnë kundër çmimit të naftës. Protestuesit po marshojnë përgjatë qytetit, ndërsa ata pritet që të bllokojnë qarkullimin e mjeteve. Teksa mbajnë pankarta në duar, ata kërkojnë plotësimin e kushteve nga qeveria.
LUSHNJË
Edhe qytetarët në Lushnjë janë hedhur në protestë, duke iu bashkuar kauzës së qyteteve të tjera, për uljen e taksave dhe çmimit të karburantit, ujit dhe energjisë. Gazetari Julian Kasapi raportoi se banorët kanë bllokuar rrethrrotullimin e Plugut, një pikë që lidh autostradën nga Tirana drejt jugut.