Kryeministri Edi Rama foli dje për ish-zv. ministrin e Arsimit Taulant Muka, duke thënë që ky i fundit hoqi dorë nga detyra e tij pasi nuk iu plotësuan kërkesat për veturë si dhe që babain t’ia punësonin shofer.
Por ditën e sotme Muka ka vendosur t’i publikojë bisedat që ka bërë me kryeministrin Rama, i cili i ka thënë që kërkesat e tij Muka t’ia parashtrojë ministres dhe jo kryeministrit.
Në një postim në Facebook, Muka shkruan se me Ramën ka komunikuar vetëm më një mesazh dhe i ka dërguar raportin e javës së punës që ai kishte bërë në ministri. Në kërkesën e tij nuk bien fare në sy ato që tha Rama për kërkesat e ish-zv ministrit, por përkundrazi ai i ka evidentuar që në zyrë nuk kishte asgjë, as dosje e madje as telekomandë televizori.
Postimi i plotë i Mukës
Ja cfarë i kërkova unë kryeministrit në fund të javës time të parë në punë- letra (dhe email-i) që i nisa KM dhe ministres, dhe përgjigja (në foto) që mora nga KM! Ne kishim rënë dakord që une do isha mbi ministren, por nga përgjigja që më dërgoi KM unë kuptova për herë të parë që isha prerë në besë dhe vërtetova dyshimet e mia që atë pozicion ma kishin dhënë për të më mbyllur gojën, dhe JO PËR TË BËRË PUNËN!
Përshëndetje z. Kryeministër,
Ju falenderoj shumë për besimin që më dhatë në detyën e re. Personalisht, do bëj përpjekjet maksimale që të mbështes qeverinë në ndryshimin cilësor në universitete dhe kërkimin shkencor. Pa diskutim, kjo bëhet vetëm me mbështetjen tuaj, dhe uroj me kalimin e kohës të fitoj besimin tuaj!
Po ju bëj një përmledhje të javës time të parë në punë.
Hyrja në një zyrëë të boshatisur: Unë ditën e Hënë, datë 4 Nëntor kam hyr në zyrëë. Në momentin e hyrjes në zyrëë, me jeni kujtuar ju dhe z. Braçe: “Kryeministria dhe ministritë ishin bastisur dhe ishin marrë të gjitha objektet… (Gazeta Panorama, Shtator 20, 2013)”. E njëjta situat ishte edhe kur hyra unë në zyrëë: asnjë dosje, edhe pulti i televizorit ishte marrë. Pavarësisht emrit të zëvendësministrit, duhet të kishte një axhendë, por një gjë e tillë nuk ezkistonte.”