Banorët e fshatit Vërri të Fierit bashkë me shoqatën AKIP kanë paditur sot në Gjykatën Administrative, Këshillin Kombëtar të territorit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Shoqërinë “Integrated Technology Waste Treatment sh.p.k.”.
Mësohet se ata kërkojnë nga Gjykata pavlefshmërinë e Lejes së Ndërtimit me numër: 15.10.2017, si dhe pavlefshmëri të Deklaratës Mjedisore me numër identifikimi 294, Prot. nr. 18.05.2017.
Po ashtu ata kërkojnë edhe konstatimi i pavlefshmërisë së procedorave të prokurimit publik si dhe pezullimin e punimeve.