Kryeministri Edi Rama në takimin me një pjesë studentësh në studion e Top Channel është mundur të shmangë përgjegjësinë për situatën e krijuar, duke “nxitur” studentët që ti kërkojnë llogari dekanëve për tarfiat e vendosura.“Pse nuk shkojnë tek rektorët dhe dekanët por vijnë tek unë. Ata i kanë vendosur tarifat. Tavani i vendosur nga qeveria është se universitete nuk mund të kalojnë atë shifër të përcaktuar nga qeveria”-deklaroi Rama.
“Ne duhet të bëjmë diskutim për tarifat që duhet të paguani”. Rama në përpjekje për të dalë nga situata, dhe i pyetur nga “FRESH-istët e “veshur si studentë”, premtoi se do të bëjë shumë më shumë nga çfarë kanë kërkuar studentët.