Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama është i ftuar në emisionin “Top Shoë” me Albana Dudushin, ndërsa po ashtu në studio janë edhe disa studentë, ndërsa të tjerët vijojnë të qëndrojnë përballë kryeministrisë, ku më herët kanë bërë me dije se do të presin që Ramën pas emisionit që të shkojë tek ta.“Ju keni një problem shumë të rëndësishëm që duhet ta zgjidhni, ju në Universitet nuk ju përfill njeri, dhe nëse nuk e zgjidhni këtë atëherë pijini lëngun këtyre 8 pikave”, u shpreh Rama ndër para studentëve.
“Sigurisht që këto 8 pika janë të gjitha të arsyeshme por meritojnë diskutim sepse çështja është si zbatohen dhe sa kohë duhet për secilën prej tyre.