Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në zonën e Tregut Ushqimor në Tiranë.
Për momentin nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe autorët e ngjarjes.
Forca policie po shkon drejt vendit te ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve.
Burime bëjnë me dije se kanë qëlluar një person në makinë me silenciator.
Ai që ka qëlluar ka qenë në këmbë dhe i është afruar makinës dhe ka qëlluar drejtuesin, makina është larguar pastaj me shpejtësi.