Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në zonën e Tregut Ushqimor në Tiranë, ku një person është plagosur me armë zjarri.
Plagosja ka ndodhur me silensiator, ndërsa ende nuk dihet identiteti i personit që ka qenë pre e atentatit.
Personi që ka qëlluar ka qenë në këmbë dhe pas ngjarjes është larguar me shpejtësi. Nuk ka ende detaje nga ana e policisë për këtë ngjarje.