Rreth 18 kg drogë e llojit marijuanë u sekuestrua nga policia greke pasditen e sotme.
Në pranga kanë përfunduar dy shqiptarë një mashkull 20 vjeç dhe një femër 33 vjeçe.
Operacioni i zhvillua në fshatin Sajadhe të Igumenicës, menjëherë sapo një automjet kishte kaluar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Lënda narkotike ishte vendosur në një vend të improvizuar në pjesën e parakolpit të makinës dhe në pjesë të tjera.
Droga ishte e ndarë 35 pako me një peshë totale prej 18 kg 620 gram marijuanë.
Policia greke ka sekuestruar edhe një 1 laptop dhe 1 celular.
Ende nuk dihet nëse mjeti ka kaluar nga doga.