Gazetari i emisionit ‘Opinion’ në tv Klan, Dritan Laçi është kërcënuar me mesazhe në rrjetet sociale, një ditë pasi denoncoi të riun e FRESSH Luis Kasneci, si personin që pengoi banorët e Astirit që të mos bashkoheshin me studentët.
Në një postim në rrjetet sociale, gazetari shkruan se pak pasi ka bërë denoncimin me foto dhe duke nxjerrë në pah lidhjet e të riut në FRESSH, ka marrë mesazhe kërcënues në inboks.
Kujtojmë se Luis Kasneci është i riu, i cili ditën e djeshme nuk pranoi banorët e Unazës së Re që t’i bashkoheshin protestës së studentëve.
Sipas tij, protesta do konsiderohej politike dhe nuk duhet që banorët të bashkohen me kauzën e studentëve, ndonëse ata shprehën se do merrnin pjesë si qytetarë e prindër.
Por në fakt, nga një vëzhgim në rrjetet sociale të të riut, është e qartë se Kasneci është anëtar i FRESSH dhe përkrahës i kryebashkiakut Erion Veliaj.
Siç duket Veliaj nga “halli” i skandalit me tenderin e Unazës së Re, po ndërhyn që banorët të mos i bashkohen dhe protestës së studentëve.
Denoncimi i djeshëm: