VIDEO/ Tragjedia me 6 të vdekur, momenti i shembjes së diskos

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e shembjes së ballkonit të diskotekës ku humbën jetën 6 persona dhe qindra të tjerë  mbetën të plagosur.

Nga pamjet vihet re se turma e adoleshentëve nxitojnë të largohen nga dera e jashtme e diskos, duke shembur kështu edhe murin mbajtës me kangjella.

“Trupat e viktimave të shkelura u gjetën pranë një muri të ulët në dalje të diskos dhe kishin rënë në krye të njëri tjetrit”- u shpreh  komandanti i zjarrfikësve të Ankonës, Dino Poggiali për SkyTG24 Neës.

Raportet e lajmeve thanë se muri ishte rreth 1 deri 1.5 metra i lartë.

Rikujtojmë se një spraj me spec djegës mendohet se është një nga motivet e panikut të masës në diskotekën Laterma Azzura në provincën e Anconës.

Pesë minorenë dhe një nënë që shoqëronte vajzën kanë vdekur pasi janë marrë para nga turma.

Të plagosurit janë transportuar në spitalet e Torrettes në Ancona (ata më rëndë), Senigallia e Jesi.

Lokali është sekuestruar, dhe gjatë natës karabinierët dëgjuan 6 nga rojet e sigurisë të pranishëm në diskotekë në kohën e tragjedisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here