VIDEO-LIVE/ Nis protesta e 3-të brenda ditës në Tiranë. “Unaza e Re” kërkon largimin e Ramës

Pas studetëve dhe banorëve të bregut të lumit, këtë pasdite ka nisur një tjetër protestë, ajo te Unaza e Re.

Banorët kanë dalë në rrugë në zonën e Astirit, duke bërë thirrje për largimin e Edi Ramës nga qeveria. “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, ishte një brohoritjet në kor të banorëve, të cilët kundërshtojë prishjen e banesave të tyre siç e parashikon projektit për ndërtimin e Unazës së Re, projekt rreth 40 milionë euro i cilësuar korruptiv nga opozita e jo vetëm.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe grupi i Partisë Demokratike ishte në mbështetje protestës së banorëve të Unazës së Re. /Boldnews.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here