VIDEO/ ‘’Do ta vras Edi Ramën, më mori trimin tim”, nëna e Katsifas kërcënon nga qendra e Bularatit

Nëna e Kostantinos Katsifas, që mbeti i vrarë në 31 Tetor në Gjirokastër ka kërcënuar nga qendra e Bularatit se do të vrasë kryeministrin Rama, duke marrë hak për të birin.

Ajo ka folur greqisht para kamerave duke i premtuar të birit se do të merrte gjakun e tij.

“Do të bëhem si Xhaveli. Do të vras Edi Ramën. Më mori trimin tim. Psë ma vrau djalin? Nuk e dija që kisha lindur një trim të tillë. Ne duam drejtësi. Të çohem 10-15 si ti të pastojnë vendin. Do të ta marr unë gjakun biri im,”- tha Vasilia.

Thirrjet e nënës janë mbështetur nga të pranishmit, të cilët kanë përsëritur thirrjet: I pavdekshëm.

Ndërkohë që kunati i të ndjerit ka përdorur sot një gjuhë më të zbutur përpara mediave të pranishme, duke thënë se Greqia dhe Shqipëria janë një familje.

Kunati i Kaçifas, Vangelis Sekellarakis për mediat greke dhe shqiptare në Bularat është shprehur se Kaçifa kurrë nuk është drejtuar kundër një shqiptari, ndërsa ka bërë thirrje për bashkëpunim mes dy vendeve.

“Atë ditë e ëma i tha që mos dil se do të të vrasin dhe ai i tha se nuk më vrasin se edhe ata një rrogë të vogël marrin. I bëj thirrje Ramës dhe Tsipras që të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Turqia në rastin kontrekt po ndërhyn pa vend. 

Ne dhe Shqipëria jemi familje dhe e zgjidhim brenda nesh. S’ka nevojë për të tretë. Këtu nuk ndodhi asgjë. Por në kufi, policia ktheu gjithë ato njerëz dhe ne do të interesohemi për ta. Gjatë këtyre 40 ditëve kanë ardhur në fshat disa njerëz të veshur civile dhe kontrolluan shtëpitë e banorëve. Kërkonin flamuj, a ku di unë se çfarë. Familjen e Kaçifas nuk e kanë bezdisur.”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *