Vdes një foshnje te materniteti “Koço Gliozheni’” në Tiranë, familjarët: Mjekët vonuan operacionin

Një foshnje ka vdekur te Materniteti i ri ”Koço Gliozheni’ në Tiranë. Dy ditë më parë një nënë nga Saranda ka lindur foshnjën e saj, pas tre ditësh që ishte në regjim spitalor në këtë maternitet.

Nëna ishte e shtruar te materniteti i ri dhe ndodhej nën kujdesin e mjekëve, por pas disa komplikacioneve ajo është futur në operacion. Sipas burimeve nga policia, foshnja ka lindur e pajetë ndërsa familjarët pretendojnë se foshnja ka lindur me shenja jete dhe për këtë arsye kanë bërë kallëzim ndaj mjekëve për neglizhencë.

Në denoncimin që kanë bërë në Polici, familjarët janë shprehur se mjekët nuk e kanë futur në operacion vajzën në momentin e duhur, cka ka sjellë më pas vdekjen e foshnjës.

Ndërkohë, Policia e Tiranës menjëherë pas denoncimit ka marrë në pyetje 5 mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni’”. Bluzat e bardha janë shprehur se kanë futur në operacion nënën pas komplikacioneve dhe nuk kishin cfarë të bënin më shumë, pasi foshnja kishte vdekur. Tanimë, Policia është në pritje të prindërve të kësaj foshnje, të cilët ende nuk kanë shkuar për të dhënë dëshmi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *