Ultimatumi i Bashës: Parlamenti ose do të pastrohet nga krimi, ose do rrëzohet (VIDEO)

Me një thirrje të fortë për prindërit e studentëve të dhjetorit të 2018-s, për bashkim, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka dhënë ultimatumin e fortë politik:

“Le të japim sot ultiumatumin politik si testament të Azem Hajdarit dhe dëshirë e aspiratë e cdo shqiptari: Parlamenti shqiptar, ose do të pastrohet nga krimi e ti kthehet qytetarëve ose do të rrëzohet, do të rrëzohet, do të rrëzohet. Qeveria shqiptare i takon qytetarëve, ta clirojmë atë nga krimi, mes zgjedhjeve të lira, me votën e shqiptarëve ta kthjemë në shërbëtore dhe jo sunduese e gjakpirëse të shqiptarëve”- tha Basha, nga sheshi i Qytetit Studenti, teksa mbajti fjalën në nder të 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë.

Basha u ka bërë apel prindërve dhe të afërmve të studentëve që protestojë sot.

Mos heshtni, mos kini frikë, mos i lini vetëm, ngrihuni dhe bashkohuni me ta kundër padrejtësisë, të keqes. Mësimi i bashkimit të tyre është i qartë, e keqja sprapset, mposhtet sa herë që shqiptarët e ndershëm janë bashkë, të bashkohemi të gjithë për të pastruar vatrën e të keqes, për t’i dhënë fund ekonomisë së kapur nga politikanet e korruptuar”- tha Basha.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *