Tubimi i shoqatave atdhetare, Gjirokastra ndizet nga ngjyrat kuqezi, protestë kundër vrasjes së shqiptarëve në Greqi (VIDEO)

Një tjetër protestë po zhvillohet në Gjirokastër, ku janë qindra anëtarë të Aleancës Kuqezi dhe jo vetëm të cilët marshojnë drejt konsullatës greke, për të kërkuar llogari për 7 shqiptarët e vrarë në dy muajt e fundit në Greqi.

Me flamujt kuqezi dhe me tingujt e këngës himn “Shqipëri o nëna ime”, aktivistët po hedhin valle pranë memorialit të Çerçiz Topullit.

“Sot ne marim pjesë në këtë protestë për të kujtuar viktimat shqiptare në Greqi, që janë vrarë padrejtësisht edhe pse kanë qenë të pafajshëm”, shprehet një prej pjesëmarrësve në protestë.

Mes të pranishmë janë edhe ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët kanë udhëtuar qindra kilometra posaçërisht për këtë protestë.

Kujtojmë se ditën e sotme u mbajt ceremonia e të 40-ave të Kacifasit dhe të gjithë grekët e ardhur në Kakavijë nuk u lejuan të marrin pjesë duke u kthyer mbrapsht.

Konstantinois Katsifas, u vra në 31 tetor nga forcat RENEA pasi rrezikoi jetën e këtyre të fundit nga përplasja me armë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *