Studentët protestojnë në shi, vajza e Nikollës bën qejf në Bankën e Shqipërisë

Teksa studentët protestojnë në shi për kushtet skandaloze në konvikte, mungesën e ngrohjes, tarifat e larta etj., vajza e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, vegjeton në Bankën e Shqipërisë.

Ndërsa studentët pasi mbarojnë studimet punojnë si kamerierë apo në Call Center, vajza e Nikollës është punësuar menjëherë në Bankën e Shqipërisë, në vendin ku e lakmojnë të gjithë dhe ku janë punësuar fëmijët, gratë dhe kunat e elitës së korruptuar politike në Shqipëri.

Dhe nuk është emëruar në një pozicion dosido, por në një sektor shumë të rëndësishëm. Është emëruar në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë dhe merr 85 314 lekë rrogë mujore.

Ndërsa studentët mbarojnë studimet në Shqipëri, në kushtet shumë të vështira ekonomike, vajza e Nikollës i ka mbarur në Francë. Ndryshimi nuk konsiston tek aftësitë, por tek mundësia, afërsia me pushtetin, servilizmi dhe pabarazia.

Lindita Nikolla, me një mesatare skandaloze dhe me master tek UFO, që tentoi ta shkrinte në 2014, drejton prej pesë vitesh arsimin në Shqipëri, duke e shkatërruar nga themelet./Pamfleti

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *