Studentët nisin marshimin drejt MAS, shmangin kalimin nga Kryeministria (VIDEO)

Kanë nisur të mblidhen studentët për të nisur sërish protestën e tyre. Prej ditësh ata kanë parashtruar disa kërkesa ndaj qeverisë por kjo është dita e tretë që protesta është kthyer në një lëvizje dhe mbahet në të gjitha Universitetet e vendit.

Studentët do të shkojnë sërish para MAS por do të shmangin kalimin në Bulevard, para Kryeministrisë për të mos i ngatërruar me protestues apo qytetarë të tjerë që sot mund të mblidhen për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë. Ata kanë kaluar nga pas Presidencës, tek Libri Universitar, në zonën e Bllokut e më pas drejt Ministrisë së Arsimit.

Për sa i përket vijimit të protestës, studentët kanë deklaruar se e diela do të jetë pushim ashtu si edhe e hëna e nuk do të ketë protesta, ndërsa kanë paralajmëruar të martën, më 11 dhjetor një masivizim të lëvizjes së tyre.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *