S’kemi me u pa më bashkë’ Përse qau Arditi kur dëgjoi këngën e Florit?

Në një intervistë për Aulonën dhe Fatmën e “Thumb”, Ardit Gjebrea tregoi disa detaje mbi këngën “Plas”, baladën e ndjerë të Flori Mumajesit.

“Shkoj në studion e Florit, sepse më tha që kam vendosur të marr pjesë te ‘Kënga Magjike’. Por jam i pavendosur me cilën këngë të marr pjesë. Ato ditë ishin të fundit për mamanë time dhe kur dëgjova [pjesën] ‘s’kemi me u pa më bashkë’, fillova të qaj. Flori pasi pa reagimin tim shtangu dhe tha ‘vërtet ka këtë reagim?’. Kur i tregova atë që po përjetoja, më tha: Me këtë këngë do të marr pjesë në festival.”

Natën e sotme, në finalen e “Kënga Magjike”, Arditi do të ngjitet në skenë për të kënduar një këngë të kompozuar nga Flori me tekst të vetë Gjebreas –“Kur them Ajo”, dedikuar nënës së ndjerë, e cila u nda nga jeta në fillim të muajit gusht.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *