Skandali me tenderat te ‘Unaza e Re’, Gjiknuri dorëzon në ambasadën amerikane një dosje…

Vetëm disa orë pas publikimit në media të skandalit me tenderat të projektit të Unazës së Re, Ministri i Transportit Damian Gjiknuri ka shkuar sot në Ambasadën Amerikane.

Këtë lajm e ka bërë të ditur drejtuesi i emisionit “Java”, Lorenc Vangjeli, i cili tha se ministri Gjiknuri ka shkuar në Ambasadën Amerikane herët në mëngjes.

Sipas Vangjelit, Gjiknuri ka dorëzuar në Ambasadën e SHBA në Tiranë një dosje voluminoze me qëllim zbardhjen sa më parë të së vërtetës për kompaninë DH Albania, fituese e tenderit 18 milion euro për ndërtimin e Lotit të parë te “Unaza e Re”.

Kompania shqiptare funksionon si degë e një kompanie të regjistruar në shtetin Delaware në Shtetet e Bashkuara.

Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania Dunwell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.

Firma Dunwell Haberman vepron në Shqipëri përmes filialit të saj vendas “DH Albania”, e cila ka fituar një tender prej rreth 20 milionë dollarësh për një prej segmenteve të unazës së madhe në Tiranë.

Edhe  Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po kryen veprimet hetimore, në lidhje me faktet e bëra publike mbi rregullshmerine e veprimeve te kryera, per ndertimet e planifikuara ne Unazen e Re.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here