Rudina Hajdari: Jam gati të dorëzoj mandatin e deputetes

Deputetja demokrate Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, ka premtuar sot gjatë fjalimit në “Qyteti Studenti”, aktivitet në nder të studentëve të dhjetorit 1990, se është gati të lë mandatin e deputetit për t’iu bashkuar studentëve që po protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

Ajo u shpreh se sheshi i demokracisë sot është te Ministria e Arsimit dhe jo në Qyteti Studenti, ndaj do i bashkohet ptotestës së studentëve.

Fjala e Rudina Hajdarit:

“Të dashur vëllezër dhe motra. Unë nuk kisha parashikuar të flisja sot por kam kënaqësinë të flas para jush, dhe sot dua t’i bëj një betim tim ati, t’iu bëj një betim të rinjve se jam gati të lë mandatit për t’iu bashkuar të rinjve sot për luftën e tyre. Nuk jam kthyer në Shqipëri për një post, por për vëllezërit e mi, për vajzën time, për të çuar amanetin e babait tim deri në fund.

Prandaj, sheshi i demokracisë sot nuk është këtu, është te Ministria e Arsimit dhe ne sot duhet të shkojmë sot t’i bashkohemi studentëve.

Falënderoj studentët e dhjetorit, por sot ka ardhur koha për një demokraci tjetër, të luftojmë dhe ta bëjmë këtë vend si gjithë Europa”.

(Fjalimin e Rudina Hajdarit e gjeni duke nisur nga minuta e 48)

(

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *