Rama bën kokë turku Nikollën, Lali Eri bëhet gati për kryeministër


Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama, që thotë se bën çdo ditë sondazhe e u mat pulsin qytetarëve, protestën e studentëve nuk mundi ta parashikonte. I ndodhur nën rrethimin e të rinjve që kërkojnë ulje tarifash, kushte më të mira nëpër konvikte dhe më shumë akses për të vendosur brenda këshillave të fakulteteve, tashmë e kanë kthyer kauzën e tyre ekonomike në mirëfilltas politike, qoftë edhe pa e kuptuar.

Për të katërtën ditë radhazi, para Ministrisë së Arsimit, mijëra studentë me pankarta në duar dhe me britma kundër ministres së arsimit dhe qeverisë po japin një mesazh të fortë dhe një shpresë për qytetarët, por vend për shumë gëzim nuk ka shumë.

Kjo protestë e nisur pastër nga revolta studentore, për shkak të shtimit të tarifave për provimet e mbartura, po përdoret fort pisët nga eksponentë të lidhur me Erion Veliajn. Kryebashkiaku i Tiranës synon t’i bëjë presion Ramës që ai ta rikandidojë për një mandat të dytë, por duke ndjerë lëkundjen e kryeministrit, madje ai ka nxjerrë emrin e Ogerta Manastirliaut si të preferuar, Lali Eri tani nga një “dele e bindur” është kthyer në “çakall djallëzor” që kërkon të fundosë Edi Ramën.

Pikërisht revolta studentore është njëra prej tyre, ndaj një pjesë e madhe e studentëve që protestojnë nën çiltërsi për kauzat e tyre, nuk po e kuptojnë ende se po përdoren në ditën e katërt nga disa të emisarë të lidhur me Lali Erin.

Nuk duhen injoruar as zërat që gjykojnë se kjo nxitje e studentëve, (qoftë edhe pa dijeninë e tyre), vjen si shtysë nga brenda së majtës, që është në kulmin e konfliktualitetit të brendshëm midis klaneve që nisin nga bashkia e kryeqytetit, vijojnë me qeverinë dhe përfundojnë në parti. Lali Eri po synon të kryqëzojë Ramën si problemin e vetëm të qeverisjes dhe në një kaos të tillë me rënien e Ramës, synon të afishohet vetë dhe të marrë drejtimin e partisë e më pas edhe qeverisë.

Padyshim që kjo nuk do vijë si “rrufe në qiell të hapur” për shumë socialistë të konvertuar në Rilindas. Klanet brenda kanë zënë llogoret dhe Erion Veliaj është personazhi që po përçan partinë, duke përdorur Fatmir Xhafën dhe ish komunistët e tjerë me synim që t’i hapë rrugën vetes vet, në luftën kundër Edi Ramës . Kjo përplasje mes dy propagandistëve Rama-Veliaj, që janë dy fytyra të ndryshme, por me karakter të njëtë dhe dy anë të së njëjtës medalje në luftën për pushtet janë të gatshëm t’i nxjerrin tymin vendit.

Kryeministri Edi Rama po mendon të bëjë “kokë turku” Lindita Nikollën, por gjithkush e di që problem nuk është mediokriteti I ministres, por kreu I qeverisë që me mënyrën si po drejton vendin ka mbjellë papunësi, varfëri, kaos, pasiguri dhe korrupsion të madh. E keqja për vendin nuk po ka fund! Po ikën Rama dhe po vjen një tjetër “krijesë” e tij ndoshta edhe më malinje si Lali Eri…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here