Protesta te Ministria e Arsimit, studentët nxjerrin emrat e pedagogëve që iu marrin para, në listë edhe ish-burri i Linda Ramës

Ajo që po ndodh aktualisht në protestën e studentëve, është diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Nëpërmjet një megafoni duke e shoqëruar me thirrjet “Turp” kanë përmendur një sërë emrash pedagogësh të cilët sipas tyre marrin para për provime”.

Studentët kanë përmendur të paktën emrat e 20 pedagogëve nga të gjithë fakulteteve që janë të përfshirë në korrupsion. Në listë është edhe ish-burri i Linda Ramës, Thanas Xhillari, pedagog te Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

I pyetur në lidhje se si i kanë gjetur emrat, një student është përgjigjur: “Janë emra të cilët kanë ardhur nga të gjithë studentët, për të kaluar provimet”.

“Pedagogët i bëjnë provimet në nivel olimpiade ose me qëllim që tu bashkohesh kurseve të tyre, ose të japësh para për ti marrë ato provme”, shtoi studenti që nuk kërkoi të identifikohej.

Sipas studentëve të FSHN-së, Xhillari kërkon 500 deri në 1 mijë euro për provim.

Emrat e pedagogëve të denoncuar nga studentët:

Thanas Xhillari FSHN

Petro Soto

Andon Kume

Gasper Kokaj

Kristaq Kikina

Shkëlqim Hidri

Nirvana Shkëlzeni

Alketa Lame

Sadri Hoxha; etj

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *