Protesta e studentëve/ Dikur ish-ministre e Ramës, sot ajo e godet hapur: Renditemi në fund për investimet në Arsim!

Nga Boldnews.al

Për të dytën ditë radhazi, ish-ministrja e Inovacionit në Rama 1, thumbon qeverinë, duke u rreshtuar krah stundetëve, protestat e të cilëve sa vijë dhe masivizohen.

“Ç’pjesë të pasurisë kombëtare shpenzojmë për arsimin? Krahasuar me vendet fqinjë të Ballkanit rreshtohemi në fund”, shkruan ish-ministrja Harito në një shënim në Facebook, duke iu referuar një raporti të “The Balkan Forum”, me të dhëna nga UNESCO, UNDP, Banka Botërore dhe EUROSTAT.

Një ditë më parë, në një shënim në shkurtër në Facebook, Harito shpërndau një artikull të “The News York Times” që raportonte për protestën e studenteve në Tiranë dhe shkruante: “Na paska marrë telexhornalja”.

Harito ka mbajtur postin e ministres së Inovacionit në qeverinë “Rama 1”. Ministri që u shkri në mandatin e dytë të socialistëve.

Harito, në një emision televiziv disa muaj më parë, ka treguar se vendimi për të mos qenë më pjesë e ekipit të qeverisë, është marrë nga kryeministri Edi Rama: “Nuk jam pjesë e qeverisë, sepse ky është një vendim i kryeministrit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here