Protesta e “jelekëverdhëve”, mbi 500 të arrestuar në Paris

Situata në Francë vazhdon të tensionohet dita-ditës pavarësisht tërheqjes së Macron nga vendimi për rritjen e çmimit të naftës.

BBC raporton se në javën e katërt të protestës , policia në Paris ka përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit.

Përleshjet mes dy palëve filluan pas mbledhjes së 8,000 demonstruesëve në qendër të qytetit.

Më shumë se 500 njerëz janë marrë në paraburgim dhe të paktën 30 persona janë plagosur, përfshirë tre oficerë policie.Ndërkohë në të gjithë vendin janë vendosur 90 mijë oficerë ku 8 mijë prej tyre ndodhen vetëm në Paris.

Kryeministri Edouard Philippe tha se numri i arrestimeve ishte më i madh se gjatë gjithë fundjavës së kaluar.

“Ne do të sigurojmë që pjesa tjetër e së shtunës të shpaloset në kushtet më të mira të mundshme,” tha ai.
Javën e kaluar, qindra njerëz u arrestuan dhe u goditën me dhunë në Paris – duke e cilësuar kështu si një nga përplasjet më të këqija në rrugët e kryeqytetit francez për dekada të tëra.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here