Përzunë ministren nga protesta, studentët: Doli pa na lajmëruar, nevojitej një takim i organizuar

Dy studentë që ishin pjesë e protestës së ditës së sotme kanë sqaruar ‘incidentin’ me Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila u shfaq papritur për t’i takuar, por me pas u perzu nga ata.

Agref Tafaj dhe Skerd Nazifi, në emisionin ‘Kjo javë’ sqaruar se u acaruan për faktin që ajo doli nga hiçi pa një njoftim paraprak apo organizim, ndaj edhe e larguan nga protesta.

“Ne e kemi thirrur prej ditësh studentët, ndërsa sot pa asnjë lajmërim u shfaq. Ky është problemi se ajo nuk doli pa lajmëruar, se nuk mund të dilte nga hiçi, aty duhet të këtë një organizim. Të gjithë ishim të hapur që zonja ministre të ishte aty. Ç’problem do kishte që një person të dilte dhe të njoftonte se kjo do  të dilte”, tha njëri prej tyre.

Studentët protestojnë prej katër ditësh, teksa kërkesat e tyre konsistojnë në uljen e tarifave të studimit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *