Peqin/ Vdes i dënuari nga Fieri në burg

Një i dënuar i cili vuante dënimin në burgun e Peqinit, ka ndërruar jetë.

Burimet e Policisë vendore të Peqinit, ndërsa kon firojnë informacionin, saktësojnë se, në urgjencën e spitalit, ka ndërruar jetë I. H., 54 vjeç, banues në Fier, i cili ishte duke vuajtur dënimin në I. E. V. P., Peqin. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, saktësojnë të njëjta burime.

Komisariati i Policisë Peqin

Më datë 07. 12. 2018, në urgjencën e spitalit, ka ndërruar jetë shtetasi I. H., vjeç 54, banues në Fier, i cili ishte duke vuajtur dënimin në I E V P Peqin. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here