Kërkesa për dialog, studentët i përgjigjen ministres Nikolla: Nuk paske kuptuar thelbin

Pas deklaratës së ministres së Arsimit Lindita Nikolla se ajo ka katër ditë që I pret studentët për dialog, ka ardhur dhe përgjgijia e këtyre të fundit.

“Ministrja paska katër ditë që nuk paska kuptuar thelbin e problemit. Ne I kemi vënë ultimatum që të pranojë kërkesat tona, dhe jo të ketë dialog, duhet urgjentisht të pranohen kërkesat. Ne e presim atë të dalë dhe të na thotë që kërkesat janë pranuar, të dalë jashtë, ajo vazhdon e tallet”, u shpreh njëri nga studentët për Fax News.

Ndërkohë një tjetër studente, duke iu referuar deklaratës së ministres Nikolla se ajo doli në shesh dhe u refuzua, theksoi se “varet kë ka takuar ministrja”, duke shtuar se studentët duan të plotësohen në mënyrë të menjëhershme kërkesat e tyre dhe se nuk kanë lidhje me asgjë përveçse me kërkesat e tyre.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *