Janë të lidhur bashkë? Krusita thyen heshtjen lidhur me Kledi Bahitin

Pak ditë më parë në të gjitha mediat rozë qarkulloi lajmi se këngëtarja e re që konkuron në “Kënga Magjike” Krusita është në një lidhje dashurie me kompozitorin Kledi Bahiti. Ata u panë pranë njëri-tjetrit në provat e festivalit dhe të gjithë aluduan për një lidhje mes tyre.

Mirëpo e pyetur sot nga “Thumb” për këtë lajm, Krusita u shpreh: “Janë thashetheme nuk janë të vërteta. Ne kemi marrëdhënie miqësore përveç asaj të punës. Duke qenë se është kompozitor i këngës do të vijë në prova. Nuk vjen vetëm për mua por për të gjitha këngët që ka bërë, kështu që rrini rehat”.

Ndërkohë Krusita vazhdon konkurimin në “Kënga Magjike” me “Akull” dhe i urojmë suksese.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here