Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 8 dhjetor 2018

DASHI

Mund t’ia dedikoni këtë periudhë vetes suaj duke u marrë me hobet tuaja të preferuara. Në ambientin e punës kjo periudhë do të jetë mjafte mirë. Në aspektin afektiv do të keni momente të bukura intimiteti.

DEMI

Do të keni mundësi të bëni një investim i cili do të ketë mjaft sukses. Në rrethin miqësor do të mbështesni iniciativat e ndërmarra nga miqtë tuaj. Në aspektin afektiv do të gjeni argumentet e duhura për të bërë për vete partnerin.

BINJAKET

Kjo periudhë rezulton të jetë mjaft pozitive për shenjën tuaj e mjaft gjëra do të shkojnë për mirë sidomos në ambientin e punës. Në dashuri duhet të jeni të bindur në zgjedhjet tuaja.

GAFORRJA

Kjo periudhë do të jetë mjaft bujare dhe e disponueshme duke ndihmuar këdo që do ju kërkojë ndihmë. Në ambientin e punës do të jepni maksimumin që gjërat të shkojnë për mirë.

LUANI

Gjatë ditës së sotme do të merrni një lajm I cili do ju gëzojë. Në ambientin e punës do të angazhoheni totalisht në detyrat tuaja duke marrë vlerësime nga eprorët tuaj.

VIRGJERESHA

Do të lini mënjanë impenjimet tuaja për t’ju përkushtuar  vetes suaj. Nëse jetoni një marrëdhënie në çift mund të përfitoni për të përgatitur diçka speciale për partnerin tuaj.

PESHORJA

Shumë gjëra nuk ju përmbushin duke kërkuar gjithnjë më shumë. Në ambientin e punës do të mund të mbyllni një marrëveshje të rëndësishme.

AKREPI

Vendosmëria juaj sidomos në ambientin e punës do t’ju bëjë fitues në arritjen e synimeve tuaja. Në aspektin afektiv yjet ju këshillojnë të mos u kushtoni shumë rëndësi gjërave pa shumë vlerë.

SHIGJETARI

Nuk do të mund të arrini të çlodheni nga impenjimet tuaja në punë. Në aspektin afektiv një njohje e re do ju bëjë të ëndërroni.

BRICJAPI

Do të jeni protagonist në një mbrëmje mes miqsh. Në ambientin e punës  nuk duhet të mposhteni nga ankthi por duhet të mbani kontrollin e situatës. Në aspektin afektiv mund të sqaroni mëritë që keni ndaj partnerit tuaj.

UJORI

Gjatë ditës së sotme në veçanti yjet ju rekomandojnë të mos mendoni më të keqen por ti shikoni gjërat më me optimizëm. Në ambientin e punës duhet të përballeni me një situatë të papritur. Në aspektin afektiv ndajini me partnerin emocionet tuaj.

PESHQIT

Do të jeni mjaft euforikë  për një sjellje pozitive të një eprori. Në aspektin afektiv duhet të tregoheni bujar e altruist drejt personit që dashuroni e që ju duket i paqëndrueshëm.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *