Eni Koçi nuse, Genc Prelvukaj nuk përmbahet dot

Eni Koçi zgjodhi ta provonte ndjesinë e fustanit të nusërisë. Jo në ditën e kurorëzimit të dashurisë, por në një sfilatë me veshje nusesh. Këngëtarja ndau imazhet nga pasarela në profilin e saj në “Instagram”, duke lënë pa fjalë të gjithë ndjekësit me thjeshtësinë dhe bukurinë si një nuse e ëmbël!

Duket se këtij imazhi nuk i ka rezistuar edhe këngëtari Genc Prelvukaj. Për të cilin përflitet se prej shumë muaj është në një lidhje dashurie me këngëtaren Eni Koçi. Ai ka komentuar në foto me emoji-n e disa flakëve. Duke dhënë konfirmimin se i pëlqen shumë ky imazh.

Tani herën tjetër kur ta shohim Eni Koçin, veshur me të bardha, shpresojmë të jetë për dasmën e saj me këngëtarin!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *