Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar për protestën e studentëve.
Duke kujtuar një histori të lëvizjes studentore të vitit 1990, Paloka sjell në mendje një debat, me një person që “bërtiste se lëvizja ishte e studenteve konviktore e nuk kishin pse i bashkoheshin studentët e Tiranës…”.
Sipas Palokës, ky njeri më vonë, pas hapjes së dosjes, doli se ishte një bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.
Duke ju kthyer paralelizmit me disa sjellje në protestën e këtyre ditëve të studentëve, deputeti “i këshillon” “të keni kujdes nga larot e futur mes jush” dhe “studentët e sotëm të mos bien viktima të ndyrësirave të ngjashme që kanë hyre mes tyre me të njëjtin qëllim”.