Axhenda/ Studentët sërish sot në protestë, thirrja: Larg duart e partive, afër duarve të solidaritetit

Studentët kanë publikuar mesazhe dhe njoftime për protestën e ditës së sotme. Ata iu bëjnë thirrje gjithë familjarëve, prindërve, mësuesve, pedagogëve t’i bashkohen protestës.

Kjo protestë e sotme, në ditën e katërt, korrespondon me 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. E vetmja thirrje që studentët kanë për politikën, është që ata të qëndrojnë larg.

Reagimi i studentëve:

Nesër, ora 09:30, sa më të shumtë e të bashkuar para Korpusit, te sheshi ”Nënë Tereza”! Në këto ditë pushimi, prindër, familjarë, të afërm, gjimnazistë, mësues, pedagogë e çdo qytetar, duhet të jenë përkrah studentëve! Deri në protestën vendimtare të 11 dhjetorit, kur masa e madhe studentore kthehet në Tiranë, prej të cilës ministria e qeveria duhet të mendohen mirë nëse nuk i plotësojnë kërkesat në mënyrë të menjëhershme!

Larg duart e partive, afër duarve të solidaritetit me njëri-tjetrin! Bashkohuni! Rezistenca nuk ndalet!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *