Zgjedhjet në CDU, ja kush është pasardhëseja e Angela Merkel

Anegret Kramp-Karenbauer është zgjedhur si udhëheqësja e re e Partisë Kristian-Demokrate në Gjermani.

Ajo do të jetë pasardhësja e deri më tani shefes së kësaj partie, Angela Merkel. Ajo është aleate e Angela Merkelit, ndërsa në garën për ta fituar vendin e kryeates e mposhti biznesmenin milioner, Friedrich Merz në rundin e dytë të procesit zgjedhor.

Kryetarja e deritanishme e partisë kristiandemokrate CDU Angela Merkel, u largua nga ky post, pas 18 vitesh, me një fjalim, i cili u përcoll me brohoritje dhe duartrokitje për 10 minuta.

Kramp-Karrenbauer është përballur me disa sfida gjatë garës për kryetare të partisë. Ajo është munduar të duket sikur po e përkrah Merkelin, por njëkohësisht ka dhënë shenja të qarta se do ta dërgojë partinë në një drejtim të ri.

Ndonëse ajo e ka përkrahur politikën e Merkelit për imigrantët, e ka pranuar se gjatë këtij procesi janë bërë gabime thelbësore dhe ka kërkuar që të ndalohen refugjatët që kanë të kaluar kriminale

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here