VIDEO/ “Çmenden” balerinët italianë, këndojnë dhe kërcejnë me këngën e Aurela Gaçes dhe Eli Farës

Aurela Gaçe dhe Eli Fara janë dy prej artisteve që po konkurrojnë në këtë edicion të festivalit, e të cilat kënduan mbrëmë në skenën gjigante të “Këngës Magjike”, në natën e dytë gjysmëfinale.

Në llogarinë e saj në Instagram, Aurela ka postuar disa video, në të cilat tregon se si italianët po këndonin dhe kërcenin me këngën e saj dhe Elit “Zemra Rratatata”.

“Epo se do vinte kjo dite, qe te rinjte italian do te kendonin Shqip, kete se kisha menduar.”, ka shkruar ndër të tjera Aurela, e cila tregoi se nuk konkurruan për të fituar.

Kujtojmë që finalja e madhe e “Kënga Magjike” mbahet nesër (e shtunë).

 

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *