Ky është momenti kur një studente e re kolumbiane konfrontohet me një biznesmen, të cilin e akuzon se i preku të pasmet kur ishin në tren. Vajza e identifikuar si Annie i vihet pas ngacmuesit në stacionin e metrosë në Sydney, të mbushur me pasagjerë.
“Isha në tren dhe ai më preku të pasmet. Në fillim mendova se dikush më preku me çantë, por u habita kur pashë dorën e tij. Ai u largua dhe askush nuk më ndihmoi”, – ka deklaruar Annie që nuk mund të ndalte lotët.
Burri që identifikohet si John, pretendoi se bëhet fjalë për një gabim: “E pashë vetë, ishte një burrë tjetër. Ju siguroj që ishte një person tjetër”. Annie këmbëngul se ishte pikërisht ai që e preku nga pas. Policia tha se është duke hetuar pamjet dhe ka intervistuar Annie.
Shihni videon këtu: