VIDEO/ Babai detyron vajzën të ecë 10 orë në këmbë. Arsyeja…

Është vetëm 10 vjeç kjo vajzë e vogël, por i duhet të ecë 8 kilometra më këmbë mes të të ftohtit, me temperatura që nuk tejkalojnë 2 gradë Celcius. Këtë ndëshkim ia ka dhënë i ati, i cili i ka xhiruar vetë këto pamje dhe i ka publikuar në Facebook, ku tregon edhe arsyet.

“Po bëj atë që më duket e drejtë për t’i dhënë një mësim vajzës time që mos ushtrojë më bullizëm. Pra fëmijë, nëse e shihni këtë, ju lutem kuptojeni që bullizimi është i papranueshëm”.

Kristen Cox u përjashtua për tre ditë nga autobusi i shkollës, pasi dhunonte dhe fyente shokët e saj të klasës. Kur i shpjegoi të atit arsyet dhe i kërkoi t’a shoqëronte me makinën e tij për në shkollë, Matt Cox bëri të kundërtën.

“Prindërit duhet t’i bëjnë fëmijët të mbajnë përgjegjësi. Shembull në këtë rast bëra veten time”.

Video ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Për mediat amerikane, vajza e vogël tregoi se edhe ajo kishte rënë shpesh herë pre e bullizmit nga moshatarët e saj. Bullizmi është një fenomen që po njeh rritje dhe sipas statistikave të paktën 15% fëmijëve nëpër botë kanë rënë pre e këtij fenomeni.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *