Vdekja e trinjakëve në spital, Kryebashkiaku i Bulqizës Melaim Damzi: Sallat janë po nuk ka mjekë specialistë

Për ngjarjen e rëndë të ditës së sotme ku gruaja 30 vjeçare ,  Enkeleda Rexhepi  humbi tre fëmijët e saj trinjakë në Spitalin e Bulqizës, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë , ka folur në një lidhje telefonike  për Report TV edhe Kreu i Bashkisë së Bulqizës,  Melaim Damzi.

Teksa ka sqaruar situatën e paraqitur ditën e sotme dhe gjendjen e ambienteve në  Spitalin e Bulqizës, Kryebashkiaku Damzi ka thënë se  ai i gruas nga fashti Ostren ka qenë një rast komplikacioni, e cila gjatë kohës  kur 31 vjeçarja po transportohej ka dështuar.  Kreybashkiaku ka treguar se në spital nuk mungojnë sallat e operacionit por se nuk ka mjekë specialistë gjinekolog.

Ka qënë një rast komplikacioni gjatë kohës kur po transportohej, dhe ka dështuar. Nuk ka mjekw specialistw. Të sëmurët drejtohen tek spitalet rajonale. Ka rrugë, të gjithë fshatrat janë të lidhura me qytetin. Sallat janë por nuk ka mjekë specialistë. Të gjithë drejtohen në spitalin rajonal”, ka thenë Melaim Damzi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *