Vajza e vogël gjen recipeta në makinën e të atit, pas ‘luftës’ me gruan sqarohet e vërteta

Thonë se fëmijët janë gjëja më e mirë dhe më argëtuese në jetë.

Jo vëtem kaq por ata mund t’i vendosin prindërit në situata të pakëndshme dhe në telashe, siç është rasti i një babai, që do të braktisej nga vajza dhe gruaja e tij, për shkak që vajza e tij gjeti një palë të brendshme në veturën e tij, por që nuk ishin të nënës së saj.

Babai këtë situatë e shpjegoi në rrjete sociale  duke thënë se është më e sikletshme se sa mund ta mendoni.

Ai filloi të tregonte se si vajza e tij 4-vjeçare e befasoi atë dhe gruan e tij, duke e pyetur nënën e saj pse të brendshmet e saj ishin në veturën e babait.

Babai, i cili përdor Twitterin me emrin @AngryManTV, u trondit nga komenti dhe tha se gruaja e tij filloi ta mendonte ndarjen, pasi ajo nuk kishte hypur për javë të tëra, në makinën e tij.

Më pas ai shpjegoi: “Nuk ka të brendshme në veturën time”.

Por vajza e tij ia ktheu: “Po ato gjëra me rrypa ndodhen në makinën tënde’.

I tronditur, që të tre shkuan në garazh dhe ajo që gjeten ishte qesharake.

Në vend të brendshmeve, ata panë një maskë fytyre – një lloj maske që njerëzit e përdorin kur punojnë në mjedise të ekspozuara ndaj pluhurit dhe gjërave tjera.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *