U zëvendësua nga Arjoni i Big Brother, Xhani kalon tek Klan

Sezoni televiziv u shoqërua më lëvizje të shumta televizive ku disa u pozicionuan shumë mirë, e disa të tjerë ngelën pa projekte të reja. Një ndër to ishte dhe Xhani Shqerra, i cili drejtonte një emision në Living, por u zëvendësua nga Arjon Muça- ish konkurrent i Big Brother.

Por Xhanin tani do e shohim në Klan Plus dhe lajmin e ka bërë vetë me dije moderatori nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Ju premtova se do të shiheshim në dimensione të reja dhe e mbajta fjalën. Kjo sepse komunikimi me të gjithë ju, për të bukurën, nuk është vetëm një mision për mua, por një filozofi jete. Nëse kthej kokën pas kujtoj me shumë respekt familjen e fisshme të Tring, e cila më hapi dyert e me mësoi të besoj tek idetë e pasioni im. Sot jam gati për të marrë disa përgjegjësi më të mëdha e për të vazhduar këtë mision në një familje të re, por me themele të forta, vlerat e së cilës janë një pasuri kombëtare, për të informuar, komunikuar, kulturuar dhe zbavitur, nga shqiptarët për shqiptarët, në Klan! Shihemi në Klan Plus! Bekime,”- shkruan Xhani në postimin e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here