U nda nga Rita për t`u bërë shoqe me Duan, Grammy vendos përballë Bebe Rexhën me Lipën

Bebe Rexha dhe Rita Ora ishin mike shumë të mira dhe në çdo event muzikor ishin bashkë dhe shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Por mikeshat e ngushta u distancuan nga njëra-tjetra dhe kjo u vë re në eventin e “Victoria Secret” ku të dyja performuan por në asnjë moment nuk u takuan me njëra-tjetrën.

Nuk e dimë se cila ka qenë arsyeja e kësaj distance por është vënë re që Bebe është afruar shumë me Dua Lipën. Dua dhe Rita nuk flasin bashkë por mesa duket Bebe “po hakmerret” kështu ndaj Ritës.

Por mesa duket Grammy “po hakmerret” në emër të Ritës, pasi i ka vënë të dyja këngëtaret, shoqet e reja, përballë njëra-tjetrës.

Dua dhe Bebe janë nomionuar për çmimin “Artisti/artistja më i/e mirë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here