Tarifat e studimit në Shqipëri shumë-herë më të larta se në Gjermani

Protesta e studentëve kundër rritjes së tarifave ka evidentuar faktin se sa shumë duhet të paguajnë prindërit për shkollimin e fëmijëve të tyre, krahasuar me vendet europiane.

Statistikat tregojnë se një studenti në Shqipëri i duhet të paguajë shumë-herë më shume [deri ne 2000 euro per ciklin e plote te studimeve] se një koleg në Gjermani, i cili e ka tarifën zero.

Pa harruar këtu, se rrogat në shtetin perëndimor janë 8 herë më të larta, transporti publik është falas, pagesa e konviktit është më e ulët, rreth 300 euro krahasuar me 400 që duhen paguar në Shqipëri.

Studentët, sakaq kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen deri deri në momentin e plotësim kërkesave të tyre nga Ministria e Arsimit:

  •  Përgjysmim i tarifës së studimi
  •  Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
  • Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
  • Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
  • Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
  • Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
  • Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
  • Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *