Studentët thirrje të dalë në bulevard, Lindita Nikolla: Nuk kam moshë, një e shtyrë e sharë nga ju do…

Protesta e studentëve në Tiranë ka vijuar edhe ditën e sotme.

Ata u pozicionuan për rreth 6 orë, sërish përballë Ministrisë së Arsimit, teksa kërkuan të pranohen kërkesat e tyre.

Një nga thirrjet e studentëve është që ministrja Lindita Nikolla të dilte në bulevard dhe të bisedonte me ata. Diçka e tillë u kërkua për ministren edhe në një aktivitet ku ajo po merrte pjesë, teksa ministrja kishte një përgjigje për këtë gjë.

Sipas saj mosha nuk e lejon që të bëjë këtë gjë.

“Ju doni që të jem atje në mes dhe atë do e bëjmë. Edhe pse ndoshta një grua 53-vjeçe, ndonjë të shtyrë…, sharjet kështu…, do ndihej keq. Mendoni kam vajzën më të madhe se ju.

Më tej ajo u bëri sërish thirrje studentëve të vijnë të ulen për bisedime, por pa u ofruar zgjidhje”, mësohet të jetë ‘justifikuar’ ministrja Lindita Nikolla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here