Sot protesta pritet të jetë masive, studentë nga rrethet nisen drejt Tiranës

Ashtu siç paralajmëruan edhe ditën e djeshme, studentët janë hedhur sërish sot në protestë, ndërsa në shenjë kundërshtie kanë bllokuar edhe rrugët.

Grumbullini po bëhet nga të gjitha fakultetet dhe studentët do marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.

Masiviteti i protestës sa vjen dhe rritet teksa mësohet se edhe studentët e rrethe janë nisur drejt Tiranës. Elbasani, Korça, Durrësi dhe Shkodra protestuan edhe ditën e djeshme, ndërsa bojkotuan edhe mësimin.

Marshimi ka nisur drejt Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që do të protestohet edhe përpara Kryeministrisë.

Ndërkohë dje ministria e Arsimit pranoi vetëm një prej pikave, heqjen e tarifave për provimet e mbartura, ndërsa studentët kanë edhe tre kërkesa të tjera të cilat nuk janë përmbushur…

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *