Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë një një konferencë urgjente për mediat pas shpërthimit të skandalit të tenderit që një kompani fitoi me dokumente të falsifikuara amerikane. Basha tha se ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe zyrtarët e ARRSH duhet të vihen përpara drejtësisë. Sipas tij, afera është bërë me urdhrin e Edi Ramës i cili kërkon të mbushë xhepat duke hedhur në rrugë fëmijë, gra dhe pleq banorë të “Unazës së Re”.
“Kemi dy muaj që e themi këtë. Pavarësisht se cinizmi dhe arroganca e qeverisë ka penguar shumë qytetarë që të shohin të vërtetën. Sot pamë Edi Ramën e vërtetë, një hajdut të ftohtë dhe të pamëshirshëm. Për të mbushur xhepat e tij është gati të hedhë në rrugë fëmijë, gra dhe pleq. Zyrtarët e ARRSH dhe ministri përgjegjës nuk duhet lënë të lirë, por duhuet të vihen përpara përgjegjësisë”, u shpreh Basha.