Skandali i tenderit për Unazën e re, Basha: Vjedhja ka ideator hajdutin…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  ka dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me skandalin e falsikimit të Unazës së re, ku ka sulmuar kryeministrin dhe e quan hajdut.

Basha ka thënë se  dokumentet e publikuara nga të Paekspzuarit në News24 treguan vjedhjen që po bëhej për Ndërtimin e Unazës së re.

“Kemi dy muaj që e kemi thënë ditë për ditë këtë gjë, megjithëse helmimi nga gënjeshtrat e qeverisë  kanë penguar shumë qytetarë të shohim të vërtetën, por më mirë vonë sesa kurrë., sot të gjithë po shohin Ramën si është pa maskë, pa fasadë, hajdut të ftohtë dhe të pamëshirshëm që nuk ndalet para asgjëje. Hajdut që për të mbushur xhepat është gati të flakë në rrugë pleq, fëmijë, të sëmurë, gra shtatzëna”, tha Basha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here