Qëlloi Ramën me këpucë, 30 ditë burg për banorin e “Unazës së Re”, Iljaz Katiraj

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë për Iljaz Katirajn, i cili tentoi të godasë me këpucë kryeministrin Edi Rama.

50-vjeçari qëlloi me këpucë ndaj kryeministrit Rama, pasi doli nga spitali teksa vizitoi efektivët e plagosur nga protesta e banorëve të Unazës së Madhe.

Pas vizitës, në një prononcim për mediat para spitalit, Rama tha se humbja e gishtave të dorës nga efektivja e policisë vendosi vijën e kuqe mes paligjshërisë dhe mbrojtësve të ligjit.

Prononcimi i tij u ndërpre nga thirrjet e banorëve të Astirit, të cilët njëzëri bërtisnin: Turp! Turp!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *