Pamje të rënda/ Ja si e lidhën dhe e hodhën në det studenten

Mediat greke kanë zbuluar të tjera detaje për vrasjen e studentes, Eleni Tofaloudis nga dy rinj, njëri nga të cilët është shqiptar. Në media kanë qarkulluar edhe foto të studentes 21-vjeçare me këmbë të lidhura, e cila u hodh në det nga të rinjtë, Manolis Koukouras dhe Aleksandër Luca. Mjekët kanë dalë në konkluzionin se vajza ishte dhunuar barbarisht para se ajo të hidhej në det me këmbë të lidhura. Ekspertët sqarojnë se ajo ishte gjallë dhe do të jetonte nëse do të dërgohej në spital para se të hidhej në det nga një lartësi 10 metra. Studentja greke u vra pasi refuzoi kërkesën e 19-vjeçarit shqiptar dhe të mikut të tij grek 21-vjeçar për të shkuar në shtëpinë e këtij të fundit dhe të kryenin marrëdhënie seksuale. Pasi e goditën me një shufër hekuri pas kokës, të rinjtë e hodhën vajzën në det pasi e pandehën të vdekur. Por sipas raportit mjeko-ligjor e reja vdiq nga mbytja dhe jo nga goditja pas koke.

foto galeri foto galeri Image result for Manolis Koukouras dhe Aleksandër Luca 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *